Kristi Vangjeli rrëfeu për Vizion Plus dhunën që sipas tij, skuadra e Skenderbeut pësoi para ndeshjes së fundit që luajti në Fushe Krujë kundër Kastriotit.

 

Ish mbrojtësi i kombëtares tha se korcareve iu është bërë presion në momentin që kanë mbërritur në pjesën e jashtme të stadiumit, ndërsa më pas drejt tyre një grup prej 25-30 personash kanë nisur të qëllojnë me grushta, shkelma dhe sende të forta, me arsyetimin se Skenderbeu kishte toleruar ndaj Luftëtarit.

 

Vangjeli tha se pre e dhunës s ëkëtyre personave kanë rënë pjesa më e madhe e lojtarëve. Ai shtoi për emisionin “Kampionet” në Vizion Plus se 6-7 persona e kane rrethuer dhe e kanë qëlluar në momentin që po zbriste nga autobuzi.

 

“Më qëlluan me grushta dhe me dru dorës. Ishte një gjë që nuk më ka ndodhur kurrë në jetën time dhe shpresoj të mos ndodhe më, jo vetëm mua por asnjë ekipi dhe asnjë lojtari tjetër”.

 

Vangjeli shtoi se ishte vetëm një polic që nderhyri në atë moment, pikërisht polici që I shoqëronte, por prania vetëm e tij ishte shumë pak për të ndalur dhunën.

 

Sipas mbrojtësit të Skëndërbeut është e papranueshme të luash në terrene të tilla si ai I Fushë Krujës. Kristi Vangjeli shtoi se fillimisht kanë qënë vëzhguesit që kanë dhënë urdhër që të luhej ndeshja, gjë e cila I është komunikuar edhe nga drejtuesit e klubit Skenderbeu pasi ndryshe skuadra mund të dënohej.

 

Aludimeve nëse ky rrëfim për dhunën  I korcareve ishte I vërtete, ai iu përgjigj:

 

“ Mesa duket atje në Fushe Kruje duhet që gjysma e lojtarëve të dilte me kafka të hapura në mënyrë që njerëzit të bindeshin për atë që ndodhi para takimit me Kastriotin.”

 

Klubi Kastriotit është distancuar nga ngjarja ndërsa fillimisht u tha se ata që krijuan këtë incident ishin tifoze te Partizanit dhe nuk kishin lidhje fare me ekipin krutan. Skuadra e trajnerit Devolli e fitoi ndeshjen 2 me 1 kundër Skenderbeut.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *