Besimtarët e krishtere në të gjithë botën kremtojnë këtë të martë Krishtlindjet.  Në mesazhin e tij të urimit në këtë ditë paqeje dhe harmonie, Papa Françesku, është shprehur se lindja e Krishtit duhet të shërbejë si një mesazh për një mënyrë të re të jetuari. Papa tha se njerëzit duhet të mësojnë të ndajnë me njëri-tjetrin.

 

“Duhet të mësojmë të jetojmë, por jo duke ngrënë e grumbulluar, por duke dhënë dhe ndarë me të tjerët. Le të pyesim veten: A më duhen vërtet të gjitha këto objekte materiale dhe këto receta të komplikuara për jetën? A mund të menaxhojë pa këto dhe të bëjë një jetë me një thjeshtësi edhe më të madhe”.

 

Ndërkohë pritet që këtë të martë Papa Françesku të zhvillojë një meshë nga ballkoni i sheshit “Shën Pjetri” ku do të përcjellë mesazhin “Urbi et Orbi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *