Besimtarët katolikë festojnë Pashkët, një nga festat më të rëndësishme në kalendar dhe themeli i gjithë besimit të tyre.
Ata pritën mesnatën për të marrë lajmin e ngjalljes së Krishtit.
Qindra besimtarë u mblodhën në Katedralen e Shën Palit në Kryeqytet për të mbajtur meshën e shenjtë të vigjiljes së Pashkëve ne mesnate.
Nga aty, Kryeipeshkvi i Tiranë-Durrësit, Imzot Arjan Dodaj, foli për mposhtjen e të keqes nga e mira, fitoren e jetës mbi vdekjen dhe triumfun e dritës mbi errësirën.
Ai dha mesazhe që të ndalet lufta ne Ukraine, por edhe korrupsioni e ryshfeti në shoqërinë shqiptare.
Kjo është hera e parë pas tre vitesh, që katolikët festojnë pa masa kufizuese. Pas meshës, besimtarët iu drejtuan shtëpive, duke marrë me vete qirinjtë e ndezur, që simbolizon dritën e Krishtit.