Duke iu referuar ngjarjes së rëndë që tronditi vendin mbrëmjen e djeshme, ku Klodian Çalamani vrau dhe groposi një fëmijë 8 vjeç, ish-presidenti Bujar Nishani ka bërë ironi me kryeministrin Edi Rama, i cili pak javë më parë njoftoi ngritjen e satelitëve në orbitë për të monitoruar territorin.

 

Nga ana tjetër, ai ka ironizuar edhe opozitën, për të cilën thotë se “është në autobus”.

 

Postimi i Nishanit:

Prisni dhe pak, sa të ngrejë satelitët në orbitë Edi Rama, atëhere nuk do mbetet monstër e barbar pa u identifikuar mbi këtë vend.

Tani fillon beteja!

Andej nga opozita, në rregull janë, në autobuz!

Duhet shpëtuar ky vend!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *