Subscribe

Policia ka dhënë detaje nga krimi brenda familjes që ndodhi në fshatin Gurrë e Vogël në Klos.

Policia është njoftuar nëpërmjet një telefonate nga fqinjët se në banesen e shtetasit Ylber Elezi po ndodhte një konflikt në familje.

Me të shkuar në vendin e ngjarjes, policia ka hasur në rezistencen e gruas së Ylber Elezit.

Mine Elezi nuk I ka hapur derën forcave te rendit, të cilat të ndodhura në këto kushte kanë hyre me forcë brenda.

Në shtëpi, policia ka gjetur me shenja dhune në trup dhe pa jetë shtetasin Ylber Elezi 47 vjec. Për këtë arsye janë shoqëruar në komisariat gruaja e viktimës Mine Elezi dhe vajza e tyre Aida Elezi.

 

 

Me datë 25.07.2021, rreth orës 22.30, në sallën operative të Komisariatit të Policisë Mat, ka ardhur një telefonatë se në banesën e shtetasit Y. L., në fshatin Gurrë e Vogël, Klos, po ndodhte një konflikt në familje.Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë drejt adresës së dhënë, ku shtetasja M. L., ka shafqur rezistencë duke mos ju hapur derën shërbimeve të Policisë.Shërbimet e policisë  kanë hyrë me forcë në banesë dhe kanë gjetur me shenja dhune në trup dhe pa shenja jete shtetasin Y. L., 47 vjeç.Janë shoqëruar në Komisariat bashkëshortja shtetasja M. L., dhe vajza e tyre A. L., dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Mat, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe  dhe dokumentimin me prova ligjore të saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *