Subscribe

Xhelozia ka qene motivi i krimit te rende qe tronditi Golemin mbrëmjen e se dieles. 73-vjeçari Veli Dervishi u ka rrëfyer eksperteve te policisë, grindjet e vazhdueshme qe kishte me bashkëshorten e tij, 68-vjeçaren Shazivare Dervishi, te cilën e masakroi me sëpate. Bashkëshortet qe kishin shkuar me pushime ne Golem, ishin grindur mes tyre pak përpara ngjarjes. Mësohet se gruaja i kishte kërkuar llogari 73-vjeçarit per vonesën, kaq mesa duket ka mjaftuar qe ai te rrëmbeje sëpatën dhe te masakroje Shazivare Dervishin, duke i shkaktuar plage vdekjeprurëse. Menjëherë pasi kreu krimin, Veli Dervishi i shoqëruar edhe nga djali i tij është vetëdorezuar ne posten e policisë se Golemit. Gjate marrjes ne pyetje, ai ka deklaruar se dyshonte prej vitesh se gruaja e tradhtonte. Ndërkohe, policia ka marre ne pyetje edhe dëshmitare ne zonën ku ndodhi krimi. Ata kane konfirmuar se i kishin pare përherë bashke dy bashkëshortet dhe nuk kishin vene re ndonjë grindje. Ali dhe Shazivare Dervishi jetonin ne rrugën “Muhamet Gjollesha” ne Tirane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *