Zgjedhjet fushata elektorale dhe krimi i organizuar duket se janë një binom i pandashëm sa herë në Shqipëri votohet.
E ftuar në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion plus, gazetarja Aida Topalli ka deklaruar se sot ka kandidatë që janë sponsorizuar nga krimi.
Sipas saj krimit i duhet deputetë në Kuvend për të miratuar ligjet që ju interesojnë.
E pyetur nga moderatorja Borakaj se cilat janë qytetet ku krimi ka më shumë ndikim këtë periudhë, Topalli listoi Fierin, Elbasanin, Shkodrën dhe Durrësin, ndërsa theksoi se në Tiranë ende nuk ka zhurma në sipërfaqe.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Ka informacione nëse bandat kriminale janë aktive në vendosjen e kandidatëve në këto zgjedhje?
Topalli: Ne kemi parë dhe mbiemra të caktuar, dhe nuk e dimë nëse ka ndikim banda apo thjeshtë rastësi. Krimi ka synim kryesor të ketë në parlament njerëz që bëjnë ligje në favor të tyre. Unë shpresoj që krikmi mos ketë dorë në disa emra kandidatësh.
Borakaj: Kush janë qarqet më problematike?
Topalli: Fieri jo më kot SPAK është aty. Durrësi, Elbasani dhe Shkodra. Tirana duket sikur gëlon por në sipërfaqe nuk thuhet gjë akoma.