Subscribe

Xhaxhai i autorit të krimit makabër në Fier, ka folur për mediat pas ngjarjes së rëndë që tronditi mbarë opinionin publik.

Vllasi Çalamani ka thënë se nipi ka qenë problematik dhe shpesh e këshillonte, por sipas tij, ai  nuk e dëgjonte. Ai thekson se prej vitesh ai nuk takohej e fliste me të. Xhaxhai thotë se i nipi edhe kur doli nga burgu vijoi me të njëjtën sjellje.

“Ne e njohim atë ashtu siç foli. I kemi folur gjithmonë. Mua nuk më dëgjonte. Ai nuk kishte një moshë 14 vjeç, por po shkonte 40. Nipi nuk vuante nga probleme të shëndetit mendor. Unë të paktën nuk e di. Unë nuk flisja me nipin sepse nuk më dëgjonte. Ai edhe njëherë ka marrë një vajzë, e rrëmbeu, por nuk di përse e bëri. Unë e di që ai pinte alkool, tjetër se di. Nuk i druhem hakmarrjes, sepse unë nuk kam punë me nipin.

Unë i bëj thirrje kryetarit të parlamentit ligjin me varje. Ai nuk është për shoqëri më. Ai jetonte vetëm. Unë them që ai e ka bërë ngjarjen. Nuk e di çfarë e ka shtyrë që të merrte këtë akt ndaj fëmijës. Ai ashtu siç hyri në burg e ashtu doli, nuk ndryshoi fare. Në një moment të dytë do të shkoj te familja e djalit, sepse kam fëmijë vetë edhe nipër. Bashkia e futi në punë, por ai pinte dhe ashtu nuk të mban njeri në punë”, tha xhaxhai i Klodianit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *