Subscribe

Dosja hetimore ndaj ish-prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla është transferuar te Krimet e Rënda.

 

Materialet e grumbulluara deri më tani nga organi i akuzës në Durrës, i kanë kaluar prokurorit Klodian Braho i cili tashmë do të udhëheqë hetimin për ish-shefin e tij.

 

Dosja e Llallës mban numrin 447, ndërsa hetimet po kryhen për katër akuza: Refuzim për deklarimin, mosdeklarimin, fshehjen ose deklarimi i rremë i pasurisë, mosdeklarimit të shumave të të hollave ne kufi, pastrimit i produkteve të veprës penale, si dhe shpërdorim detyre.

 

Ndërkohë me 16 maj Ish-kreu i organit të akuzës pritet të dalë në seancë dëgjimore për vetingun, para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

 

12 dhjetor 2017 ishte dita e fundit e punës për ish-prokurorin e përgjithshëm Adriatik Llalla. Ndërkohë, ai u shpall non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas dyshimeve të forta për përfshirje në afera serioze korrupsioni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *