Policia e Tiranes ka shkatërruar një grupi të mashtrimit kompjuterik, ku pas hetimeve disa mujore janë vënë në pranga 4 persona, dy të huaj dhe dy shqioptarë, si dhe janë shpallur në kërkim 8 të tjerë, të cilët kishin ngritur një skemë të mashtrimit të pagesës nëpërmjet postës elektronike për mashtrimin e shtetasve nëpërmjet krijimit të subjekteve tregtare fiktive. Por si funksiononte kjo skemë?

 

“Kjo skemë quhet ‘Mashtrimi i pagesës nëpërmjet postës elektronike’, pasi këta shtetas, në bazë të dyshimeve të arsyeshme, së bashku me shtetas të tjerë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, kanë kontrolluar komunikimet e postës elektronike midis klientëve dhe subjekteve tregtare. Pasi kanë ndërhyrë në sistemin kompjuterik ata kanë qëndruar të “fjetur” derisa kanë parë kërkesa specifike në lidhje me fonde ose pagesa të ndryshme. Në këtë moment, këta shtetas kanë bërë lëvizjet e tyre. Ata kanë kontaktuar klientin, duke marrë rolin e subjektit pritës të fondeve, duke i informuar ata se detajet bankare të kompanisë kanë ndryshuar dhe duke kërkuar që ata të transferojnë fondet në llogarinë e re.”

 

Që skema të funksiononte ishin hapur llogaritë fiktive bankare:

 

“Këta shtetas kishin hapur subjekte tregtare fiktive dhe në shumë raste me dokumente të falsifikuara të krijuara nëpërmjet pajisjeve elektronike, por dhe llogari bankare me dokumente të falsifikuara si administratorë subjektesh. Pasi vlerat monetare transferoheshin në llogaritë që këta shtetas kishin çelur ato tërhiqeshin dhe dërgoheshin në shtete të tjera.”

 

Sipas hetimeve rezulton se këta persona dyshohet së kanë ushtruar aktivitetin kriminal për një periudhë prej rreth 2 vjetësh dhe së bashku me shtetas të paidentifikuar jashtë territorit të Shqipërisë mund të kenë kryer mashtrime në një shumë prej rreth 4.000.000 eurosh. Deri me tani janë identifikuar 9 shtete, ku biznese të ndryshme janë dëmtuar prej skemës së mashtrimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *