E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Kreu i SHISH Bendo raporton në komision, seanca me dyer të mbyllura

Kreu i shërbimit informativ shtetëror, Helidon Bendo prezantoi në komisionin parlamentar të sigurisë kombëtare raportin e punës të institucionit që drejton për vitin 2018-te.

 

Për shkak të informacioneve të klasifikuara, kreu i shërbimit inteligjent kërkoi që mbledhja të zhvillohet me dyer të mbyllura.

 

Reklamë

Bendo i është përgjigjur interesit të deputetevë për çështje të ndryshme përfshirë këtu edhe influencën ruse në Shqipëri.

 

Sipas burimeve, kreu i SHISH, ka pohuar se disponohen informacione për rritjen e tendencës ruse për të influencuar në administratën shtetërore në Shqipëri.

Më shumë video

Reklamë