Subscribe

Për herë të parë, Ervin Bushati pranoi se në Partinë Socialiste pati lobime gjatë zgjedhjeve të 25 prillit.

 

Si një ndër emrat më të komentuar të këtij procesi sepse ngeli jashtë Parlamentit, ndonëse ishte në zonë të sigurt në listë, Bushati argumentoi se diçka e tillë ndodhi sepse në PS u lobua për emra të tjerë.

 

Kreu i PS-së për Tiranën deklaroi përballë gazetarit Thimi Samarxhiu në “7 pa 5” në “Vizion Plus” se disa figura i patën “krahët” më të ngrohtë.

 

“Ka qenë një efeket psikologjik, shumica e njerëzve duke menduar se je në zonë të sigurt, i kanë bërë një qokë, duke ia dhënë dikujt tjetër që mund të ishte në një vend më të pasigurt. Gjithashtu, ishte një proces jo i menaxhuar mirë nga ana administrative. Pati lobime të ethshme për emra të tjerë brenda PS-së, që shpeshherë patën mbështetje nga grupe më të mëdha sesa një deputet.”

 

Ervin Bushati nuk shpreh keqardhje për rezultatin dhe nuk ngurron ta quajë veten hero.

 

“Nuk kam asnjë peng, po të kthehesha, do të bëja 100 herë të njëjtën gjë. Unë jam lodhur shumë dhe nuk mund të hidhja punën time të dy viteve poshtë. Jemi të fituar, jemi me kokën lart. Çdo fitore e madhe, ka një hero të vogël. Nëse ai jam unë, aq më mirë.”

 

Ai u kujdes të theksonte se ka bërë fushatë vetëm për numrin e partisë dhe jo për emrin e tij. Sipas tij, nëse diçka e tillë do të ishte bërë nga të gjithë, atëherë numri i fletëve të votimit të pavlefshme do të ishte më i ulët.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *