Kryetari I PDIU-se Shpëtim Idrizi kundërshton bojkotin e opozitës ne parlament dhe protestën e saj ne rruge. Kreu i partisë beri apel për t’i dhëne fund krizës politike. Shpetim Idizi theksoi se Republika e Re mund te vije vetëm me reformën ne drejtësi.

 

“Reforma në Drejtësi është bllokuar. Nuk dëshiroj të merrem se kush e ka bllokuar. Reforma në Drejtësi dhe pasojat e saj do të jenë pozitive. Republika e Re mund të vijë vetëm me reformën e re, ajo do të tronditë të gjithë sistemin politik shqiptar. Sot unë propozoj të nisim përpjekjet për të gjetur zgjidhje. Jemi gati të ulemi me këdo në opozitë apo qeveri për gjetjen e zgjedhjes për këtë krizë.N uk e di si do të zgjidhet kjo krizë veçse në parlament. Propozoj pakt kombëtar të bashkimit, reforma në drejtësi dhe integrimi në Europë. Duhet të ulemi në tryezë me këdo se jemi shqiptarë mbi të gjitha.”

 

Ne prag te zgjedhjeve, kreu i partisë çame lëshoi mesazhe te forta edhe për koalicionin qeverisës ku ben pjese. PDIU kërkon respektimin e kodit zgjedhor duke vendosur numërues per votat. Duke u ndalur te çështja çame, Idrizi deklaroi se Athina dhe përfaqësues te saj ne Shqipëri po punojnë kundër interesave te shqiptareve.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *