Kryesuesi i OSBE-së dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane i Sllovakisë Miroslav Lajçák shprehu sot shqetësimin e tij lidhur me zhvillimet më të fundit në Shqipëri, të cilat mund të thellojnë më tej krizën politike dhe të shkaktojnë ngërc në funksionimin e institucioneve shtetërore.

Kryesuesi në detyrë u bëri thirrje udhëheqësve politikë të demonstrojnë përmbajtje dhe respekt për legjislacionin në fuqi, si dhe për rolet kushtetuese të institucioneve përkatëse demokratike. Ai theksoi se pret që udhëheqësit do të veprojnë në përputhje me parimet demokratike dhe do të respektojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar për përfaqësuesit e tyre brenda afatit kohor të përcaktuar nga kuadri ligjor shqiptar.

Ai gjithashtu shprehu besimin e tij se Shqipëria është e aftë të merret me situatën e saj, brenda kornizës së saj kushtetuese dhe ligjore dhe do të gjejë një zgjidhje që do t’i mundësojë vendit të përqëndrohet në sfidat që qytetarët e Shqipërisë i konsiderojnë të rëndësishëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *