Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
16 August 2026
Vizion fokus

Dasmë në dhomën e ndenjes! Dalin detajet e para...

Jared Kushner takim me presidentin e Egjiptit, plani i...

Gjermani/ Zjarri masiv në Belgjikë afrohet kufirit, banorëve u...

Australi/ Helmoi për vdekje njerëzit e ish-burrit me kërpudha,...

Sulm masiv me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon se...

Zjarri në hotelin në Vlorë, kryetarja e Bashkisë: Shëndeti...

Fotografimi i varreve të ushtarëve të vrarë po ndiqet...

“Doja të hakmerresha për vëllanë”, dëshmon autori i atentatit...

I akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit, kush është...

Përmbytje në Indiana të SHBA, të paktën 6 të...

Kreu i komisionit të zgjedhjeve në PD: Vetëm Basha solli emrat e komisionerëve, garantojmë garë të barabartë

9 Qershor 14:13

Jemin Gjana kreu i Komisionit Zgjedhor në PD doli para mediave duke premtuar se janë vendosur garanci të reja për garë të barabartë mes kandidatëve për kryetar të selise blu.

 

Së pari, kemi miratuar vendvotimet për 76 komisionet që do të ngrihen në 71 degë të PD, siç e dini në 5 nga degët e PD do të ketë nga 2 komisione për efekt të numrit të lartë të anëtarëve. Po mbrëmë në mbledhje është marrë vendimi për të shkyçur sistemin e listave të anëtarësisë. Hapja e sistemit do të bëhet ditën e premte, në datën 11 Qershor ora 10:00, në prani të të gjithë anëtarëve të Komisionit. Do të hapet sistemi, do të shkarkohen dhe printohen listat e votuesve, që siç e kam deklaruar janë 75067 anëtarë të PD në lista, do të vulosen secila prej listave me vulën zyrtare të PD, do të mbyllen në zarfa, do të vulosen dhe do të firmosen të gjitha zarfat brenda të cilave janë listat e votuesve për 76 qendrat e votimit.Është miratuar Udhëzimi për vlefshmërinë e votës, janë përcaktuar kriteret se cilat konsiderohen votat e vlefshme dhe cilat të pavlefshme.Është miratuar Udhëzimi për votimin e anëtarëve të PD të cilët nuk e kanë emrin në lista por disponojnë dokument anëtarësie, nuk do t’u mohohet kjo e drejtë këtyre anëtarëve, por do të ketë disa kushte dhe disa përjashtime. 

 

Gjana sqaroi edhe mënyrën sesi do të votojnë mbi 75 mije anëtare të PD në zgjedhjet për kryetar.

 

Kushtet do të jenë që, do të paraqiten nëpër qendrat e votimit me dokumentin e anëtarësisë që disponojnë dhe me kartën e identitetit. Komisioni ka për detyre që të regjistrojë më përpara se të japë mundësinë të votojë këtyre anëtarëve, në një formular të posaçëm emrin, atësinë dhe mbiemrin, numrin e dokumentit të identifikimit, numrin e telefonit dhe të marrë firmën e secilit anëtar që do të votojë kundrejt disponimit të një karte anëtarësie. Ndërkohë karta e anëtarësisë së këtyre anëtarëve, do të mbetet tek komisioni i cili do t’i depozitojë tek Komisioni Zgjedhor i PD bashkë me gjithë materialet e tjera votimit. Komisioni Zgjedhor me gjithë këto karta anëtarësie, me një procesverbal të posaçëm do t’ia dorëzojë menjëherë pas shpalljes së procesit të votimit Sekretariatit Organizativ të Partisë Demokratike, i cili brenda një muaji do të ketë për detyrë që t’i regjistrojë ata në sistem si të gjithë anëtarët e tjerë të partisë, të nxjerrë kartat e tjera të anëtarësisë, në formatin elektronik, që të pajisjen edhe ata me karta të reja, dhe për arsye të sentimentit që kanë për dokumentin që ruajnë prej kohësh për anëtarësimin në parti do t’u kthehen edhe kartat e mëparshme. Ndërkohë që për këta individë që do të paraqiten me një kartë anëtarësie do të ketë një kushtëzim përjashtues, nuk mundet të bëhen pjesë e votimit ata anëtar të PD që më fushatën e fundit zgjedhore kanë qenë anëtarë, kanë qenë komisionerë, kanë qenë vëzhgues dhe kanë qenë aktivistë të partive të tjera politike jashtë koalicionit të PD me aleatët. 

 

Sipas kreut të komisionit zgjedhor në PD, ka një pjesë të anetareve që nuk mund të votojnë dot.

 

Siç e dini janë minimalisht 4-5 parti që u krijuan para zgjedhjeve dhe ka patur anëtarë të PD që kanë shkuar me këto lëvizje të reja politike. Natyrisht do t’ju mohohet kjo e drejtë, për të qenë votues për të zgjedhur kryetarin e partisë në këto zgjedhje. Ashtu sikundër unë personalisht jam i bindur që siç ka ndodhur gjithmonë në këtë parti, shkojnë dhe pasi rrinë disa vite rikthehen përsëri në folenë bazë, në PD. Ky është historiku i 30 viteve. Se çfarë do të ndodhë edhe me këta më të fundit mbetet për tu parë.

 

Jemin Gjana tha se 3 nga kandidatët nuk kanë sjellë listat e komisionerëve të tyre.

 

Ka mbetur pezull ende miratimi i komisioneve. Kemi miratuar komisionet me 3 anëtarë që përcaktojnë degët, i kemi miratuar mbrëmë. Ka sjellë 2 ditët e fundit listën e anëtarëve për në komisione, vetëm përfaqësuesi i kandidatit Lulzim Basha. Përfaqësues të 3 kandidatëve të tjerë, deri mbrëmë, nuk kanë sjellë asnjë emër që do t’i përfaqësojë në 76 komisionet e votimit.Është zhvilluar mbrëmë një diskutim i gjatë për këtë çështje. Madje, njëri nga kandidatët dhe përfaqësuesi i tij, nuk e di nëse me lejen e kandidatit apo me vendimin e tij personal, dorëzoi pardje, bëhet fjalë për kandidatin Shehaj dhe përfaqësuesin e tij z.Kapri që dorëzoi një listë, të cilën pasi e verifikuam rezultoi se askush prej tyre nuk ishte anëtar i PD.Ia kam thënë mbrëmë në mbledhje që është një listë bllof, që është e papranueshme që të bëhen lojra të kësaj natyre.Para sesa Komisoni ta miratojë, dy janë kushtet bazë  që duhet të plotësojë individi që do miratohet, anëtarë i që do miratohet:Së pari, duhet të jetë anëtar i PD. Ne jemi organizatë politike, nuk jemi OFJ dhe nuk mund që të monitorojmë procesin me njerëz që janë jashtë anëtarësisë. Së dyti, duhet të plotësojë detyrimin që të jetë bërë anëtar brenda degës ku bëhen zgjedhjet. Sepse nuk mundet që të merret dikush nga Vlora si përfaqësues i komisionit në Berat apo të merret nga Puka, të shkojë si përfaqësues i komisionit në Shkodër.

 

 

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Basha Jemin Gjana Komisionerë PD zgjedhje

Nga e njëjta kategori

Fluks i madh pushuesish, krijohet trafik kilometrik në aksin Radhimë–Vlorë

më shumë...

Sherri për klientët, plagoset shitësi i biletave në Vlorë

më shumë...

Vijon lufta me zjarret në Lurë dhe Malin e Dajtit, ministri Nufi: Forcat e Armatosura në terren, mirënjohje për çdo efektiv

më shumë...

Zjarri në hotelin në Vlorë, kryetarja e Bashkisë: Shëndeti dhe siguria e qytetarëve e pushuesve, shqetësimi ynë i parë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

9:01

Dasmë në dhomën e ndenjes! Dalin detajet...

8:38

Fluks i madh pushuesish, krijohet trafik kilometrik...

8:27

Duke filluar nga nesër, 3 shenja Horoskopi...

8:24

Jared Kushner takim me presidentin e Egjiptit,...

8:01

Gjermani/ Zjarri masiv në Belgjikë afrohet kufirit,...

7:30

Australi/ Helmoi për vdekje njerëzit e ish-burrit...

7:03

Sulm masiv me dronë ndaj Rusisë, Moska...

6:29

Sherri për klientët, plagoset shitësi i biletave...

6:12

Pas 29 vitesh, David dhe Victoria Beckham...

5:42

Vijon lufta me zjarret në Lurë dhe...

5:30

Zjarri në hotelin në Vlorë, kryetarja e...

4:35

Digjet plotësisht një automjet në rrugën Qafë...

4:33

Sarandë/ Dhunuan shefin e Komisariatit, arrestohen 6...

3:54

Sipas psikologes: Pyetje të thjeshta që zbulojnë...

3:23

Policia shton kontrollet në terren, kontrollohen 131...

3:11

“Red Bull Spike” kurorëzon fituesit, vendi i...

3:04

Fotografimi i varreve të ushtarëve të vrarë...

2:34

“Doja të hakmerresha për vëllanë”, dëshmon autori...

2:19

Braktisi Kosta Rikën për Shqipërinë, 27-vjeçari rrëfen...

2:11

I akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit,...

Më të klikuarat

  • Përmbyset autobuzi me turistë, 12 persona humbin jetën, mbi...
  • U rrah brutalisht dhe u la para spitalit, humb jetën 46-vjeç...
  • Natë tmerri! 6 të lënduar nga zjarri që përfshiu hotelin në...
  • I nxori amnistia, rikthehen në burg! Avokatët: Institucionet...
  • “Doja të hakmerresha për vëllanë”, dëshmon autori i atentati...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.