E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:35 Në vijim ora 00:35: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kreu i KLP, Ibrahimi: Gara për kryeprokurorin hapet më 19 mars

Kryetari I Këshillit të Lartë të Prokurorisë konfirmoin se gara për postin e prokurorit të përgjithshëm do të hapet në muajin mars.

 

Gent Ibrahimi sqaroi se në datë 19 mars do të hapet konkursi për kryeprokurorin e vendit, post që po mbahet përkohësisht nga Arta Marta.

 

Reklamë

Kjo e fundit pritet të jetë ndër kandidatet më të forta për të qëndruar në këtë post.

 

Sakaq Gent Ibrahimi u shpreh besimplotë se qoftë prokurori I përgjithshëm ashtu edhe SPAK do të jenë gati në muajin qershor.

 

Por Ibrahimi u ankua edhe per faktin se qeveria nuk i ka dhene zyra institucionit te ri te drejtesise.

Vazhdo të lexosh

Reklamë