E mërkurë, 23 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Kreu i grupit axhendë përçarëse”/ Noka: Drejtimin e partisë e vendos vota

Zbardhet deklarata e deputetit Flamur Noka në mbledhjen e grupit Parlamentar të PD-së.

 

Ai theksoi se bashkimi i demokratëve, do të thoshte tërheqje nga ankimimet në gjykata pasi drejtimin e vendos vota. Mes të tjerash ai akuzoi Alibeajn se po bën agjendë përçarëse.

 

“Bashkimi i demokratëve domethënë rikthim në nomralitetin para 9 shtatorit. Ish kryetari që mori vendimin individual pa pyetur institucionet mori edhe faturen individuale me ikjen. Bashke me të ikën ccdo vendim që ai ka marrë. Bashkim do të thotë tërheqje nga ankimimet në gjykata pasi drejtimin e vendos vota. Pas datës 6 mars ne që dolëm shumicë kemi bërë thirrje vetëm për bashkim. Kryetari i grupit me ndonjë tjetër ka vazhduar axhendë tjetër përcarëse”, ka thënë Noka.

Vazhdo të lexosh

Reklamë