Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është gjobitur me 50 milionë lekë, pasi ka shkelur rregullat antiCovid, duke organizuar mbledhje në mjedise të mbyllura me më shumë se 10 persona.

Ai u ndëshkua me gjobë pas takimit që Këlliçi ka pasur me banorët e Kombinatit, tre ditë më parë.

Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i FRPD-së tha se gjobat janë vetëm për atë që i bën opozitë urdhrave të kryeministrit Edi Rama.

“Kjo është gjoba 50 milionëshe për Opozitën! Policia më ka gjobitur me pretendimin se kam shkelur fjalën-urdhër të kryeministrit, për organizim në mjedise të mbyllura me mbi 10 vetë.  Edi Rama i pari, dhe banda e tij me ne krye Veliajn, Spiropalin, Ballukun, po organizojnë takime me punonjës të administratës, me pjesëmarrje 100-200 vetë, ku Policia kujdeset vetë për organizimin, që nga vendosja e karrikeve deri te listë-prezenca e duartrokitësve.  Akti teatral i radhës ishte gjobitja ndaj Erion Veliaj. Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka shfuqizuar dy dënimet me gjoba për Veliajn, sepse nuk ka konstatuar shkelje nga ana e Veliajt dhe ka shfuqizuar gjobat me 35 mijë lekë dhe 40 mijë lekë. Gjobat janë vetëm për opozitën. Janë për këdo që i bën opozitë urdhërave të Ramës. Keni edhe 66 ditë kohë per te vendosur gjoba antikushtetuese. Pastaj ju pret 25 prilli. Asnje hap pas.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *