Merret i pandehur kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentjan Gjyli. Mbi të rëndon akuza e shkeljes së barazisë në tendera në bashkëpunim.
Mëngjesin e kësaj të hëne ai u paraqit në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit e Krimit të Organizuar për të firmosur dijeninë se po hetohet për veprën penale për të cilën SPAK e dyshon.
Lexo edhe :
Related Posts
Përmes burimesh Vizion Plus mëson se të pandehur janë marrë pesë persona, mes të cilëve edhe ish- drejtuesi i ARRSH, Evis Berberi dhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.
SPAK ka dyshime se është shkelur ligji për tenderin e Ndërtimit të tunelit të Llogarasë, me vlerë afro 190 milionë euro.
Të premten, 31 tetor, thirrjes së SPAK iu përgjigj edhe Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku. Prokuroria i komunikoi edhe numrit dy të qeverisë akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.






