Kreshnik Farruku mbetet në burg, akuzohet për trafik ndërkombëtar droge

“Arrest në burg” caktoi Gjykata e Posaçme për Kreshnik Farrukun dhe dy të akuzuarit e tjerë, Julian Kollçaku dhe Maksim Ndoci.
Prokuroria dyshon se ai ka kryer trafik ndërkombëtar droge në kuadër të organizatës kriminale dhe pastrim parash në Itali.
Kreshnik Farruku u vu në pranga për llogari të hetimeve të Prokurorisë së Firences. Mirëpo, për këtë çështje ai do të përballet me drejtësinë shqiptare në zbatim të ligjit që njeh vendimet e ndërsjella ndërshtetëtore.
51 vjeçari u vetëdorëzua në 7 janar në policinë e Durrësit për një tjetër çështje, por dje u arrestua me urdhër të SPAK.
Ndërkaq, dy të bashkëhetuarit janë arrestuar në 6 nëntor pas një operacioni të përbashkët Shqipëri – Itali për trafik droge./vizionplus.tv




