E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Kremlini mbron Iranin: Ka të drejtë të ketë energji bërthamore për qëllime paqësore

Kremlini ka deklaruar se Irani ka të drejtë të pakushtëzuar për të zhvilluar energji bërthamore për qëllime paqësore. Deklarata u bë nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, në një intervistë për India Today.

“Irani, si çdo vend tjetër në botë, duhet të ketë të drejtën, dhe kjo është një e drejtë e pakushtëzuar, për energji bërthamore paqësore”, u shpreh ai.

Peskov theksoi gjithashtu se marrëdhëniet mes Rusia dhe Iranit mbeten të forta, duke e cilësuar Teheranin si partner strategjik.

Sipas tij, bashkëpunimi mes dy vendeve shtrihet në disa fusha, nga ekonomia dhe investimet deri te teknologjia dhe sektorë të ndjeshëm, ndërsa Moska synon t’i thellojë më tej këto lidhje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë