Bankat presin që kërkesa e individëve për të marrë kredi për blerje banese të bjerë në muajt në vijim, për shkak edhe të rregullores së hyrë në fuqi nga data 1 korrik që kufizon shumën që mund të merret hua për këtë qëllim.
Ndërsa bizneset, sipas parashikimeve të sektorit bankar, do të vijojnë të kërkojnë më shumë kredi, kryesisht për financim.
“Kemi një rritje të kreditimit në të njëjtën linjën me zhvillimin e sektorëve që janë ekspozuar ndaj investimeve më të mëdha për t’i shërbyer kërkesës gjithnjë e një rritje ne turizëm agroindustri etj. I përshtaten kërkesës, përmirëosjnë kriteret dhe në pamundësi për ta bërë këtë me kapitalin e tyre, i drejtohen kredisë.”, tha eksperti i tregut bankar, Artan Gjergji.
Sipas ekspertëve, rol pozitiv në rritjen e mëtejshme të kërkesës për kredi në vend do ta japë edhe vendimi i fundit i Bankës së Shqipërisë për të ulur normën bazë të interesit për lekun.
“Ky element pritet t’i japë shtysë pozitive rritjes së kreditimit. Qëllimi i uljes së normës interesit është rritja e ofertës monetare në lekë ose thënë ndryshe rritja e kredisë në lekë.”
Sipas Bankës së Shqipërisë, në muajt e ardhshëm bankat pritet të tregohen më të shtrënguara me individët që do të kërkojnë një kredi, ndryshe nga qasja që pritet të kenë me bizneset.
/vizionplus.tv





