Subscribe

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi doli u ul këtë të hënë në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Hagës. Ai mohoi akuzat që janë ngritur për të, duke theksuar se nuk ka keqtrajtuar asnjë njeri. Me Serbinë, nënvizoi ai, lufta ka qenë politikisht.

 

“Unë jam arrestuar me 4 nëntor 2020 në aktakuzë, po na quani ndërmarrje kriminale të përbashkët, kurrë në jetën time në asnjë rast të vetëm nuk i ka trajtuar njerëzit as kaq sa më trajtuar mua nga ndërtesa e burgut deri në këtë ndërtesë, kurrë nuk i kam trajtuar njerëzit në këtë mënyrë. Prandaj, unë jam intelektual, jam njeri që e kam luftuar politikisht Serbinë, dhe s’e kam drejtuar gishtin nga popullsia serbe. Në aktakuzë i ndani shqiptarët katolikë dhe mysmiman, unë jam shqiptar dhe për mua është fyese. Cilësimi i Prokurorit se jemi ndërrmarje kriminale e përbashkët, për mua, shokët, familjet që luftuam gjatë për kombin tonë nuk ka gjë me fyese sepse ne në një kohë të gjatë, në rrethana të vështira jetë a vdekje u vumë në shërbim të lirisë, që e arritëm me SHBA e BE, me NATO e OKB dhe të gjithë ishim dhe jemi ndërrmarje e përbashkët Clirimitare dhe shtetformuese, ndërsa kriminal janë jo vetëm serb në Serbi, ka qenë vetëm koka e saj në Beograd dhe mbështetësit e politikave të Beogradit.”

 

Krasniqit në fillim të seancës i është lexuar aktakuza me 10 pika si i dyshuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

  1. Përndjekje, krim kundër njerëzimit
  2. Burgosje, krim kundër njerëzimit
  3. Ndalim arbitrar, krim lufte
  4. Akte tjera çnjerëzore, krim kundër njerëzimit
  5. Trajtim mizor, krim lufte
  6. Torturë, krim kundër njerëzimit
  7. Torturë si krim lufte
  8. Vrasje, krim kundër njerëzimit
  9. Vrasje e paligjshme si krim lufte
  10. Zhdukje me forcë e personave, krim kundër njerëzimit.

 

Sipas aktakuzës, këto krime u kryen midis prillit 1998 dhe gushtit 1999 në Kosovë dhe në Shqipërinë Veriore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *