Subscribe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, në mbledhjen e kësaj të shtune, përmbyll certifikimin e listave të kandidatëve për deputetë, ndërsa më 1 shkurt do të procedohet me tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi deklaroi se do të veprohet në përputhje me vendimin e gjykatës supreme.

 

VALMIR ELEZI

ZEDHENES I KQZ-së

 “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të lexojë me vëmendje të gjitha vendimet e Gjykatës Supreme dhe ashtu siç e kemi bërë të ditur qysh në fillim të fazës ankimore: Do të veprojmë në përputhje me vendimin e Gjykatës Supreme.”

 

Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendojse ndryshe nga paralajmërimi i dy ditëve më parë, ka bërë të ditur se nuk do ta ankimojë vendimin e supremes në kushtetuese, sepse zgjedhjet duhet të mbahen më 14 shkurt.

 

 LEVIZJA VETEVENDOSJE

“E pamë vendimin e fundit të Gjykatës Supreme. Ky vendim i kundërvihej aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Zgjedhjet do të mbahen më 14 shkurt, ndonëse ka përpjekje për pamundësimin e tyre. Ankesa në Gjykatën Kushtetuese do t’u jepte shpresë këtyre përpjekjeve. Lista jonë me 110 kandidatë garon në referendumin e 14 shkurtit. Vazhdojmë me aktivitetet tona drejt fitores plebishitare.”

 

Tre kandidatë nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti që kryeson listën dhe kërkon postin e kryeministrit, Albulena Haxhiu dhe Bajram Mavriqi, me vendim të gjykatës supreme, nuk do të garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit. Ata janë dënuar për hedhjen e gazit lotësjellës në kuvendin e Kosovës në vitin 2015.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *