E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

KQZ kthen listat/ PS, PD dhe disa parti të tjera duhet të korrigjojnë dokumentacionin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka refuzuar listat e kandidatëve për 6 subjekte  politike, duke i kthyer mbrapsht për rishikim dhe korrigjim dokumentacioni.

 

Në seancën e sotme publike, KQZ sqaroi subjektet përkatëse, mes tyre edhe Partia Socialiste, si dhe koalicioni opozitar, kanë parregullsi në plotësimin e listave për zgjedhjet e 25 prillit.

 

Reklamë

Ndërkohë, Partia Demokratike ka tejkaluar numrin e kërkuar të emrave, ndërsa nuk ka respektuar edhe kuotën gjinore që kjo parti duhet të ketë në Durrës dhe Tiranë.

 

KQZ ka kthyer për rishqyrtim listat e partive:

Partia Nisma Thurje;

Partia Balli Kombëtar;

Partia Bindja Demokratike;

Partia Socialiste e Shqipërisë;

Koalicioni Aleanca për Ndryshim (PD-PR-PDIU-PAA-PBDNJ-PDK-LZHK-PLL-FRD-BLD-PBKD-PBD-PKD”), “PD-AN;

Koalicioni Aleanca Bashkimi Popullor–Emigracioni-Ora e Shpresës dhe Konservatorët”

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë