Subscribe

Për 29 kandidatë për vendoret e majit Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të kërkojë ndihmën e organit të akuzës nesë janë ose jo në shkelje të ligjit të dekriminalizimit.

Në dyert e prokurorisë për një hetim të thelluar kanë përfunduar 9 kandidatë për karrigen e kryetarit të bashkisë. Nga forcat kryesore politike katër janë të Partisë Socialiste, për bashkitë Kuçovë, Krujë, Vau i Dejës dhe Has. Tre janë propozimet e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Shijakun, Devollin dhe Himarën. Me vetëm një është Partia Demokratike për bashkinë Mallakastër.

20 të tjerët janë për këshillat bashkiak dhe i përkasin forcave të ndryshme politike.

Arsyeja kryesore që të 29-ët do t’i nënshtrohen hetim të thelluar është kryesisht për dyshime të veprave penale të kryera jashtë vendit.

Përjashtimin për të mos çuar ende për hetim të thelluar është ai për socialistin, kandidatin për kryebashkiak të Mallakastrës. Pretendimet e ngritura nga Partia Demokratike për Qeriam Ismailaj se është në shkelje të ligjit të dekriminalizimit fillimisht do të kalojnë në filtrin e komisionerit Ilirjan Celibashi.

Pas Kreshnik Hajdarit kryebashkiakut të Kuçovës dhe Qerim Ismailaj të Mallakastrës për të cilët opozita pretendon se duhet t’u ndalohet kandidimi pasi kanë gënjyer në formularin e dekriminalizimit për veprat penale të kryera jashtë vendit, Partinë Demokratike kërkoi verifikim të detajuar për kandidatin socialist për Divjakën, Josif Gorrea.

Deri në përgjigjen e prokurorisë, nëse 9 kandidatët për kryebashkiakë janë ose jo në shkelje të dekriminalizimit, ata do të vijojnë garën për vendoret e majit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *