Subscribe

Gjykatës së Lartë do t’i mungojë edhe një tjetër anëtar. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të largojë nga detyra gjykatësin Shkëlqim Selimi, si të papërshtatshëm për të qenë pjesë e sistemit të drejtësisë shqiptare.

 

Në momentin e vendimit Selimi nuk ishte present në sallë. Shkarkimi i Selimit ershi pasi Komisioni i Vetingut theksoi në seancën dëgjimore se në kohën që ka qenë gjyqtar në Gjykatën e Vlorës ka pasur kontakte me dy persona të dyshuar si të përfshirë në krimin e organizuar. Madje në një rast prej tyre me një të dënuar për trafik ndërkombëtar kokaine.

 

Gjatë asaj seancë Selimi mbajti një qendrim të rëndë ndaj trupës së vetingut, duke theksuar se ka publikuar të dhëna sekrete për të cilat as ai nuk është në dijeni. Vlerësimi për Selimin u bë bazuar vetëm në komponentin e pastërtisë së figurës, duke lënë mënjanë aspektin profesional dhe pasurinë.

 

Largim nga detyra Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi edhe për gjyqtarin e Tiranës Bledar Abdullai, pasi iu gjetën problem të theksuara me pasurinë.

 

Një vendim i pritshëm ky i komisionerëve të vetingut, për shkak se hetimi tregoi se Abdullai nuk kishte nuk ka bërë deklarim të saktë të pasurisë dhe e ka fshehur atë. Po ashtu pasaktësi dhe feshje të pasurisë kishte kryer edhe bashkëshortja e gjykatësit, në shuma të mëdha. Probleme, komisioni gjeti edhe mbi pastërtinë e figurës, pasi gjykatësi kishte shkelur afatet në gjykimet e çështjeve duke i zgjatur më shumë se 1 vit, si dhe gjatë ushtrimit të profesionit kishte dhënë masën “arrest shtëpie”, për një të ndaluar me drogë. Vendim i cili u rrëzua nga Gjykata e Apelit.

 

 

Përballë komisionit të vetingut ka dalë edhe gjykatësi tjetër i Gjykatës së Lartë Medi Bici. Problemet për Bicin lidhen me pasurinë. Ai nuk ka kryer deklarim të saktë, nuk ka burime financiare të ligjshme dhe ka kryer deklarim të rremë. Bici gjatë seancës, për të justifikuar gjetjet e hetimit, tha se ka dërguar dokumente pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimin dhe KOntrollit të Pasurive, por nuk është thirrur asnjëherë që të dëgjohet.

 

MEDI BICI

ANETAR I GJYKATES SE LARTE

 

“Unë besoj tek Komisioni. Por duhet thënë që prisja vlerësim tjetër duke marrë parasysh karrierën time”

 

Ndërkohë, pa probleme ka rezultuar nga hetimi i vetingut gjyqtari i Gjykatës Administrative Tiranë Gentjan Medja. Sipas Komisionit, ai ka kryer deklarim të saktë të pasurisë dhe nuk e ka fshehur atë. Po ashtu, ai rezulton i përshtatshëm edhe nga aspekti profesional dhe moral.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *