Subscribe

Ka qenë ky vendimi i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që ka larguar përfundimisht nga radhët e drejtësisë gjyqtarin Luan Daci. Kështu ka marrë fund edhe beteja e tij për tu rikthyer në postin e tij.

 

Në vendim theksohet se shkelja e kryer nga gjyqtari i Kolegjit të Posaçëm Daci, klasifikohet ndër më të rëndat.

 

Trupa gjyqësore që mori vendimin ishte e përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese si dhe anëtaret Albana Shtylla e Ina Rama.

 

Daci u dënua me 6 muaj burg konvertuar në një vit shërbim prove dhe me kushtin që mos të ushtrojë funksione publike. Hetimet e prokurorisë së posaçme kundër korrupsionit binden për të dënuar Luan Dacin me akuzën e falsifikimit të dokumenteve.

 

Në hetime rezultoi që Daci kishte falsifikuar dokumentet në momentin që aplikoi për t’u bërë pjesë e trupës së KPA-së.

 

Në dokumentacionin e paraqitur në atë kohë, ai fshehu faktin se kur ishte gjyqtar në gjykatën e Tiranës në 1997, KLD-ja me propozim të ministrit të Drejtësisë e shkarkoi nga detyra për paaftësi.

 

Mirëpo, Daci, në një prononcim për mediat tha se anëtarët e këtij institucioni kanë shkelur dy kushtetuta për vendimin e dhënë, ndërsa paralajmëroi se për të drejtën e tij do të drejtohet deri në Gjykatën e Strasburgut.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *