KPA fundos Mirela Fanën, gjyqtarja 15 vjet jashtë sistemit të drejtësisë

Komisioni i Posaçëm i Apelimit vendosi të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarit të Apelimit për të lënë jashtë sistemit të drejtësisë gjyqtaren e Gjykatës së Lartë Mirela Fana. Kjo e fundit dha dorëheqjen nga funksioni i saj, para nisjes së procesit të vetingut në drejtësi.
Trupa gjykuese përbëhej nga Natasha Mulaj, relatorja Rezarta Schuetz dhe anëtarët Albana Shtylla, Ardian Hajdari dhe Sokol Çomo. Fana vendosi të mos ishte e pranishme në seancë dhe as nuk u përfaqësua nga avokati i saj. Arsye e dorëheqjes sipas saj ka qënë thellimi i studimeve akademike.
Por edhe pas dorëheqjes, Fana ka gëzuar statusin e magjistratit. Komisioneri publik që kishte ankimuar vendimin e shkallës së parë me pretendimin se gjyqtarja nuk mund të largohej, por se duhej të kalonte në Gjykatën e Apelit. Nëpërmjet këtij veprimi gjyqtarja do të mund t’i nënshtrohej edhe vetingut. Por ky pretendim u hodh poshtë nga trupa gjykuese dhe Fana do të mbetet tashmë jashtë sistemit të drejtësisë.




