Për fatin e Prokurores së Tiranës, Elisabeta Imeraj nëse do të përjashtohet apo jo nga sistemi i drejtësisë, do të vendoset në 27 prill.

 

Ishte ky vendimi që mori sot Kolegji i Posacëm i Apelimit pas 6 orësh seancë maratonë. Në raportin e tij Komisioneri Publik Florian Ballhysa, ka kërkuar edhe një herë shkarkimin e prokurores.

 

Ballhysa u shpreh se sa i përket pasurisë Imeraj në deklaratat nga viti 2004 deri në vitin 2016 s’ka deklaruar asnjë pasuri që lidhet prej regjimit martesor. Lidhur me truallin me sipërfaqe 2500 m2, ndodhur në Tiranë komisioneri publik tha se Imeraj as në proceset në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nuk provoi të kundërtën e asaj që ka gjetur Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.

 

“Kemi gjetur kontrata noteriale që e provojnë ketë pronësi. Po ashtu nuk provohet burimi për një pasuri 400 m2 tokë arë në një fshat të Tiranës. Nga viti 2004-2006 nuk ka transparence për pasuritë, nuk i është nënshtruar regjimit të posacëm pasuror.”

 

Për një kredi në vlerën 100 mijë euro marrë në 2006 dhe shlyer në 2007 komisioneri publik tha se të ardhurat janë të pamjaftueshme.

 

Ndërsa prokurorja i është përgjigjur komisionerit:

“Nuk mund të bëhemi vasalë të denoncimeve anonime që mund të futen nga njerëz dashakeqë, apo nga njerëz që nuk e duan Elisabeta Imerajn se mund të ketë cënuar interesa të paligjshme ekonomike apo kriminale gjatë ushtrimit të detyrës. Imeraj: Do doja që konform ligjit dhe kushtetutës, të na prezantonte se çfarë do me thënë i dënuar, i përfshirë në krimin e organizuar, dhe çfarë do të thotë të ishin parfshirë ish bashkëshorti dhe ish kunati në këtë aspekt. Nuk e kuptoj tendencën për të më lidhur me pasuri, tendencën për të më fyer, apo tendencën për një dënim që sështë dënim. Nuk mund të përshkruhem me gjetje pa asnjë akt ligjor, asnjë rrethanë ligjore apo ato letrat nga Rrahim Shehu. 6 persona quhen Rrahim Shehu në Shqipëri, të gjithë janë pyetur dhe kanë dëshmuar se nuk kanë asnjë lidhje me letra të tilla. Nuk mund të toleroj që sot në moshën 43 vjeçare paskam disa gjëra që nuk i di as unë, as familja apo miqtë e mi, por i di vetëm Rrahim Shehu. Komisioneri Publik thotë se Imeraj duhet të shka rkohet se në 1996 ish bashkëshorti na paska blerë familjarisht një banesë në Ali Dem. Elisabeta Imeraj nuk ka dhe nuk ka patur pasuri në bashkëpronësi që nga momenti i bërë subjekt deklarues e deri më sot. Të ardhurat e mia kanë qenë të mjaftueshme për shpenzimet e mia. Nuk arrij të kuptoj se si fuqia prodhuese e akteve zyrtare nga institucionet shtetërore nuk merret parasysh nga KP që ka për detyrë ti shërbejë interesit publik,” tha ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *