E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Kovacevski: Gjuha dhe identiteti nuk janë në tryezën e negociatave me Bullgarinë

Maqedonia e Veriut ende nuk ka një marrëveshje konkrete me Bullgarinë që do të çonte në zhbllokimin e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian. Kështu u shpreh kryeministri maqedonas, Dimitar Kovacevski, duke shtuar se gjuha dhe identiteti nuk janë në tryezën e negociatave.

 

DIMITAR KOVACEVSKI

KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT

Reklamë

 

“Për momentin komunikimi është mes ministrive. Po shkëmbehen idetë. Nuk ka dokument përfundimtar që mund të jetë i pranueshëm për të dyja palët. Gjuha dhe identiteti i popullit maqedonas, nga çdo aspekt, as nuk është i negociueshëm, dhe as nuk do të jetë objekt i negociatave. Qytetarët në atë pjesë mund të jenë të qetë.”

 

Kovacevski u ndal edhe te regjistrimi i popullsisë, duke e cilësuar atë si të suksesshëm, pasi sipas tij është bërë me metodologji të miratuar nga Eurostat.

 

DIMITAR KOVACEVSKI

KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT

 

“Është një model i kombinuar i regjistrimit që përdor nëntë baza të dhënash nga institucione të ndryshme. Ka një rënie të numrit të popullsisë dhe për këtë arsye ky regjistrim është i rëndësishëm, për të krijuar politika ekonomike që do të kthehen në kapitalin njerëzor, dhe do të hapin mundësi të reja, veçanërisht për të rinjtë.”

 

Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë ka hedhur dyshime mbi rezultatin e censusit në Maqedoninë e Veriut, i cili tregoi se janë vetëm 3500 qytetarë janë deklaruar si bullgarë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë