Subscribe

Ish-ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias ka komentuar largimin e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushatit, ku ka shprehur dhe vlerësimet për punën dhe figurën e tij .

 

Në një intervistë për mediat greke Kotzias ka theksuar se Bushati ishte një ministër i jashtëm tepër i guximshëm dhe i vendosur në idetë e tij, më seriozi për të negociuar  me Greqinë.

“Ishte një ministër i jashtëm tepër i guximshëm dhe i vendosur në idetë e tij. Ιshte ministri i Jashtëm më serioz për të negociuar  me Greqinë që ka pasur Shqipëria. Edhe pse i ri, ishte tepër i matur dhe i pjekur. E respektoj shumë për aftësitë e tij. Ditmir Bushati për mendimin tim nuk u largua sepse ishte shumë vite në krye të diplomacisë, por sepse kishte një këndvështrim tjetër për çështjen e Kosovës, dmth ishte kundër ndryshimit të kufirit dhe e dyta sepse kishim bërë këtë përpjekjen për një paketë marrëveshjesh. Dua të them këtu se paketën e marrëveshjes e kishim mbyllur.

Sipas Kotzias megjithëse marrëveshja e çështjeve të hapura mes dy vendeve kishte përfunduar, ekzistojnë ende dy probleme , njëri në Shqipëri e tjetri në Greqi.

 

“Kishim dy probleme: I pari Shqipëria nuk kishte Gjykatë Kushtetuese që të certifikojë reformat e kryera në një sërë çështjesh. Për momentin kanë dy gjyqtarë nga 11 që duhet të jenë. Problemi i dytë ekziston në Greqi. Forca të caktuara, për të cilat nuk kam vendosur ende të flas, por kam informuar kryeministrin Cipras me detaje, nuk njohin kufijtë me Shqipërinë. Ata nuk janë të gatshëm të pranojnë ligjërisht se lufta mes Shqipërisë dhe Greqisë ka mbaruar tashmë para shumë dekadash. Kur të flas do i mësoni detajet. Por Greqia dhe I referohem forcave të ekstremit të djathtë, duhet të bëhet serioze. Ata bëjnë rolin e patrioteve. Pseudopatriotizmi dëmton vendin dhe ata janë të rrezikshëm.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *