Ministri i jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, do të vizitojë Tiranën ditën e enjte. Ai do të zhvillojë një takim me ministrin për europën dhe punët e jashtme Ditmir Bushati. Sipas mediave greke, takimi do të zhvillohet për të diskutuar marrëveshjen e detit mes dy vendeve.

 

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se ministri Koztias do të takohet me Bushatin në Ministrinë e Jashtme. Ditën e enjte shefi i diplomacisë greke do të shkojë në Vjenë për t’u takuar me homologun e tij maqedonas Nikola Dimitrov, si dhe me ndërmjetësuesin e OKB-së për emrin e Maqedonisë Methju Nimiç. Përpara se të shkojë në Vjenë, Kotzias do të ndalojë në Tirane. Vizita e tij në kryeqytetin shqiptar vjen pas shtyrjes së vizitës së  kryeministrit grek Aleksis Cipras, qe ishte planifikuar ne fillim te prillit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *