Ish Ministri i Punëve të Jashtme greke, Nikos Kotzias ka folur në lidhje me heqjen e Ligjit të luftës midis Greqisë dhe Shqipërisë, ku është shprehur se kjo ishte çështje që jot ë gjithë ishin dakord.

 

Ish-ministri grek Kotzias ka deklaruar se problemi 75 vjeçar me Shqipërinë, ishte pjesë e paketës së marrëveshjes dhe problem per miratimin e saj, sipas tij ishte mungesa e Gjykatës Kushtetuese në vendin tonë.

“Këtë çështje e kishim si pjesë e një pakete. Jo të gjithë ishin dakord që të zgjidhet. Dhe kishim një problem, veçanërisht që marrëveshja mbi ZEE që kishim përgatitur me kolegun tim shqiptar, nuk kishte Gjykatë Kushtetuese në Shqipëri që ta miratojë. Domethënë, meqenëse ishte refuzuar marrëveshja e mëparshme nga Gjykata Kushtetuese, duhet të funksiononte Gjykata Kushtetuese që të kalonte aty. Siç di tani ka disa lëvizje, të shohim, Gjykata ka 11 anëtarë dhe kishin mbetur vetëm 2. Plus kishte probleme komunikimi midis z. Rama dhe z. Meta.”

Në një intervistë për median greke News24/7 ish-ministri gjithashtu ka komentuar edhe faktin e largimit të ministrit, Ditmir Bushati nga posti i Ministrisë së Jashtme, post që tashmë është pasuar te kryeministri i vendit Edi Rama.

 

Kjo që është e trishtë, do të thosha, është se z. Bushati nuk do të jetë më MPJ i Shqipërisë për arsye që mund të diskutojmë në një intervistë tjetër. Ai u largua nga z. Rama dhe në të dy që thuajse kishim mbaruar paketën e marrëveshjes mes Greqisë dhe Shqipërisë, nuk jemi më në Ministritë tona. Por më lejoni t’ju them një lajm. Më 15-16 mars, Departamenti i Studimeve Evropiane dhe Ndërkombëtare të Universitetit të Pireut, do të zhvillojë një Seminar mbi aspekte të ndryshme të politikës së jashtme të katër viteve të fundit, dhe z. Ditmir Bushati është midis njerëzve që do më nderojë dhe që më ka premtuar se do të vijë dhe do të flasë ditën e dytë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *