Eksperti për marrëdhëniet ndërkombëtare, Brenton Kotorri, i ftuar në “Quo Vadis” në Vizion Plus me moderatoren Pranvera Borakaj tha se 10-vjeçari i ardhshëm do të sjellë fundin e pushtetit për nacionalistët dhe liberalët në Evropë.
Kotorri: Evropa…ata lider siç bënë dhe në mandatin e parë shkonin dhe i buzëqeshnin (Trump-it). Votuesit evropianë, jo vetëm për shkak të emigracionit, por edhe me zgjedhjen e Trump do të shkojnë dhe më djathtas. Këta lider që janë sot, do të jenë në vështirësi. Trump do t’i kërkojë të bëjnë gjëra që do t’i çojnë djathats dhe votuesit e tyre nuk do t’i votojnë më. Evropa do të shkojë më djathtas në kuptimin nacionalist të fjalës. Kjo është më e rrezikshme jo vetëm për emigrantët por edhe për vetë evropianët. Kur shkon drejt ekstremeve do të kesh ndërhyrje më të madhe të shtetit.
E ftuar në studion e “Quo Vadis” ishte edhe gazetarja Juela Meçani, e cila tha se kthesa djathats në Evropë ka nisur para se të vinte presidenti Donald Trump në pushtet.
Meçani: Kthesa djathats në Evropë ka nisur më parë se të vinte Trrump. Kishim të bënim me një fasadë. Franca është akoma e brishtë, nuk i ka zgjedhur akoma krizat e veta.
Kotorri: Një parti me ideologji të pastër…ata i qëndrojnë ideologjive të tyre. Mendoj është fundi i pushtetit për liberalët dhe të majtët për 10-vjeçarin në vazhdim. Nacionalistët dhe komunistët janë njësoj sepse janë në ekstreme.