Subscribe

Nisma e re e qeverisë për faturat online mbart rrezikun e kostove të fshehura për biznesin. Çdo kompani përveçse do të përshtatë kasën me teknologjinë e re të propozuar, do ti nevojitet edhe një kontratë interneti, ndërsa kostot e mirëmbajtjes së aparaturave mund të shtohen e bashkë me të edhe edhe pagesat e mundshme të ekonomistëve që mbajnë bilancet.

 

Numri 2 I ministrisë së financave Elton Harxhi nuk ka një faturë të kostove për biznesin, por është I bindur se ato do të reduktohen pasi në treg pritet të hyjnë kompani të reja që do të ofrojnë këto shërbime.

 

“Kostot do ti vendosë tregu. Ajo që është e rëndësishme është që tregu është i hapur, nga katër kompani që operojnë tani në fushën e teknologjisë dhe informacionit pritet që biznese të reja të hyjnë në treg çka për pasojë do të ketë më shumë konkurrencë e për rrjedhojë do të ketë alternativa më konkurruese”,-shpjegon Harxhi.

 

Por nisma e fiskalizimit të çdo transaksioni parashikon që çdo biznesi të jetë i pajisur me internet, por ka dhe përjashtime në rastet kur në zona të largëta nuk ka mbulim të këtij shërbimi.

 

Transmetimi në kohë reale I transaksioneve nga ana e biznesit tek tatimet është një nisëm e cila e ndryshon rrënjësisht raportimin e aktivitetit financiar të kompanive.

Ndaj dhe hyrja në fuqi në 1 janar 2020 e këtij ligji duket një afat I vështirë për tu zbatuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *