E hënë, 14 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Kosovë, tryezë për demarkacionin

Komisioni Shtetëror për kufirin me Malin e Zi konfirmon se harta territorial e vendit nuk është cenuar dhe se shtetit fqinj nuk i është falur asnjë centimetër tokë. Ky qëndrim është mbajtur nga kreu i këtij komisioni Murat Meha, gjatë raportimit në tryezën për demarkacionin të mbajtur në ambientet e Kuvendit të Kosovës, ku të gjitha partitë politike përfaqësohen edhe në nivel ekspertësh. Por eksperti i pavarur shpejtim Bulliqi ka deklaruar se materiali qe është sjelle ne tryezën e diskutimit është i falsifikuar, pasi ai është përgatitur disa muaj pas nënshkrimit te marrëveshje per caktimin e kufirit me Malin e Zi. Ndërsa kreu i AAK-se Ramush Hararidnaj ka ngritur nje shqetësim, duke thëne se qytetaret e Kosovës nuk po e ndjekin dot debatin per kufirin, pasi RTK-ja ka ndaluar transmetimin ne disa qytete te vendit. Kjo tryeze është paraprirë nga deklaratat e presidentit te vendit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Isa Mustafa, te cilët pohuan se nga pakti per kufirin, Kosova nuk ka humbur territor, ndërsa kujtuan se marrëveshja eshte dhe nje detyrim ndërkombëtar. Me heret dhe kryeparlamentari Kadri Veseli ftoi ekspertet qe te ndalen ne debatin profesional per kufirin dhe te pajtohen ne nje zgjidhje per kete çështje.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video