E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Kosovë, nis fushata zgjedhore në katër komunat veriore

Në katër komunat veriore të Kosovës, këtë të hënë nis fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme, të cilat do të mbahen më 19 maj.

 

Zgjedhjet e jashtëzakonshme mbahen në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore pas dorëheqjes së kryetarëve atje shkaku i taksës prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia.

 

Reklamë

Të drejtë vote në Mitrovicën veriore kanë 22,242 persona; në Leposaviq 18,390 persona në Zveçan 9,276 persona dhe në Zubin Potok 8,612 persona.

 

KQZ ka angazhuar 670 komisionarë për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave në veri.

Vazhdo të lexosh

Reklamë