Kosovë, kriza në duart e Osmanit/ Pritet vendimi i presidentes pas dështimit të Kurtit për të formuar qeverinë

Sytë e gjithë Kosovës janë kthyer nga presidentja Vjosa Osmani që pritet të zhbllokoj vendin nga ngerci politik. Në seancën e së dielës kryeministri Albin Kurti nuk mori dot 61 votat e nevojshme për formimin e qeverisë së re.
Por cfarë pritet tani? Sipas Kushtetutës , e para e vendit pritet që të thërrasë partitë politike për konsultime, dhe të caktojë mandatarin e dytë, që pritet të jetë Memli Kransiqi I PDK-së e cila ka dalë forcë e dytë në zgjedhje.
Por ky I fundit ka deklaruar se nuk I ka numrat e nevojshëm për formimin e ekzektuivit të ri dhe mesa duket skenari që vendi të shkoj në zgjedhje të reja është I pashmangshëm.
Një ditë më parë kryeministri I Kosovës Albin Kurti u shpreh I indinjuar për faktin se as LDK dhe as Nisma nuk pranuan në mënyrë kategorike që të bënin koalicionin qeverisës me partinë e tij. Ai ka paralajmëruar se vendi mund të përballet me zgjedhje parlamentare dy herë brenda muajsh, një ditë pasi dështoi ta fitojë mbështetjen e nevojshme në Kuvend për mandatin e tretë. Sipas tij do të jetë tepër e vështirë të bëhen bahshkë 81 vota për zgjedhjen e presidentit, ndërsa kanë mbetur vetëm 4 muaj.
Kosova është futur në një krizë të thellë që nga përfundimi i zgjedhjeve të fundit parlamentare, ndërsa vendi mund të shkojë drejt një cikli të ri zgjedhor në përpjekje për t’iu kthyer normalitetit.




