E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Kosovë/ Ishte shpallur e zhdukur prej ditësh, gjendet 19-vjeçarja

Gjendet pas gjashtë ditësh 19-vjeçarja nga Kosova që u shpall e zhdukur nga familjarët.

E reja me iniciale L.K., e cila është nga Obiliqi, ndodhet në polici, nga ku po merret në pyetje.

Ajo ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa nuk jepen detaje se ku qëndronte gjatë ditëve që ndodhej larg banesës.

Lajmin për gjetjen e saj e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Vazhdo të lexosh

Reklamë