Subscribe

Shënohet sulmi i radhës kundër deputeteve dhe zyrtareve nga radhët e shumicës ne Kosove. Ne orët e para te mëngjesit te kësaj te hëne është djegur automjeti i kryetarit te grupit parlamentar te LDK, Ismet Beqiri. Makina ishte parkuar pranë banesës se tij ne Prishtine. Zjarrfikësit dhe forcat e policisë mbërritën ne vendin e ngjarjes për të shuar flaket. Policia nuk ka dhëne informacione per motivin e kësaj ngjarjeje dhe as per autoret e dyshuar te saj. Kreu i grupit te LDK,  reagoi ashpër pas kësaj ngjarjeje, qe e cilësoi vazhdimësi te akteve kriminale te banditëve, qe rrezikojnë jetën e qytetareve.

“Po rrezikojnë interesat e vendit, po i rrezikojnë qytetarët, po rrezikohet institucioni publik, prona private, dhe kjo është sigurisht shenjë e keqe. Mirëpo jo shenjë që ne duhet të na kaploj dëshpërimi. Këtë kënaqësi nuk do të ua ofrojmë sepse kemi kaluar sfida shumë më të rënda edhe në kohën më vjen keq me thënë, në kohën e Milloshevicit. Por edhe këta janë të Milloshevice të vegjël”.

Dy partitë aleate ne qeveri, PDK dhe LDK e kane dënuar ngjarjen, duke e quajtur kriminale. Pak kohe me pare u dogjën edhe automjetet e ministrit Memli Krasniqi dhe zëvendësministrit, Bajram Gecaj, ndërsa është tentuar t’i vihet flaka edhe makinës se shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci. Ne asnjë nga rastet autoret nuk janë zbuluar.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *