Kryetari i PSD-së është arrestuar nga Policia e Kosovës.

 

Molliqaj është arrestuar në afërsi të zyrës së PSD-së.

 

Arrestimi i tij vjen pas paralajmërimit për urdhërarrest ndaj tij përgjatë ditës së djeshme.

 

Megjithatë kreu i PSD-së ka qenë prezent në protestën e veteranëve për përfshirjen në pagë minimale edhe ditën e sotme.

 

Molliqaj nga kjo protestë deklaroi se shpreson në fitore të veteranëve.

 

“Protesta e veteranëve është reagim për padrejtësinë që po u bëhet veteranëve nga Kuvendi dhe Qeveria. Është e pa drejtë që po i maltretojnë, po i stigmatizojnë dhe po i luftojnë. Protesta po është çdo ditë e më e fuqishme besoj në fitoren e veteranëve besoj në fitoren e veteranëve sepse është e drejtë e tyre”, tha Molliqaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *