E premte, 16 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 32 minuta më parë
Video · Vendi

Kosovarët dynden drejt Shqipërisë, radhë kilometrike mjetesh në Rrugën e Kombit

Fundjavat e fundit të gushtit kanë sjellë mijëra kosovare drejt plazheve të Shqipërisë. Fluksi i makinave ka krijuar trafik kilometrik pranë urës së re të Kukësit, e cila ende nuk është hapur.

Pushuesit nga Kosova më së shumti kanë si destinacion plazhet e Shëngjinit dhe të Velipojës.

Reklamë

Nga ana tjetër fluks e radhë janë krijuar edhe në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës.

Burime bëjnë me dije se vetëm gjatë 24 orëve, nga Maqedonia e Veriut në drejtim të vendit tonë, kanë hyrë 7350 shtetas. Për të përballuar fluksin autoritete në të dyja anët e kufirit punohet me 5 sportele dhe me procedurë të përshpejtuar.

Ndërsa në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës kanë hyrë e kanë dalë më tepër se 7800 shtetas gjatë orëve të fundit./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë