Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti kanë uruar shqiptarët për festën e 28 Nëntorit. Ata bënë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari”, ku edhe u shprehën se festa e pavarësisë dhe shfaqja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë ngjarje themelore e identitet kombëtar shqiptar.

 

VJOSA OSMANI

PRESIDENTE, KOSOVE

“Sot e filluam ditën te komandanti legjendar Adem Jashari dhe familja Adem Jashari për të nderuar sakrificën e tyre, sepse 28 nëntori përveç simbolikes së shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë dhe ngritjes së flamurit; është datë kur ka lindur komandanti legjendar Adem Jashari. Është edhe data kur ka dalur publikisht UÇK dhe të gjitha këto i japin kuptim shumë më të madh festave të nëntorit. Duke nderur sakrificën e të gjithë atyre që dhanë jetën dhe mundin për lirinë tonë, dua që sot t’i uroj të gjithë shqiptarët për këtë festë të rëndësishme tonën, të përbashkët duke shpresuar që një e ardhme e ndritur e pret edhe Republikën e Shqipërisë por edhe të Kosovës.”

 

Kjo ditë, sipas Kurtit, nuk simbolizon vetëm gëzimin dhe krenarinë, por edhe  përgjegjësisë për të krijuar një jetë më të mirë për shqiptarët.

 

ALBIN KURTI

KRYEMINISTER, KOSOVE

“Prej Skënderbeut në Krujë, te Ismail Qemali në Vlorë te Adem Jashari në Prekaz dhe pa dyshim që kjo është ditë qe na mbush edhe me gëzim edhe me krenari. Por edhe me përgjegjësi për shkak se detyrat para nesh për të ngritur mirëqenien e shqiptarëve dhe qytetarëve tanë për të zhvilluar vendin tonë, për të shtuar demokracinë në Republikën tonë janë më të rëndësishme se kurrë më parë. Dhe ne bëjmë gjithçka që dimë dhe mundemi për të qenë në nivel të kësaj detyre që e vazhdon në paqe, punën dhe luftën e madhe që e bën në kohëra shumë më të vështira se sa kjo e jona.”

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *