Subscribe

Kosova ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për krizën energjetike. Vendimi është miratuar në Kuvend me 57 vota pro, 17 abstenime dhe asnjë kundër. Në këtë mënyrë, deputetët kanë mbështetur masat e qeverisë për kufizimin e furnizimit për qytetarët dhe vendosjen e detyrimeve të veçanta për ndërmarrjet e energjisë. Masat do të jenë në fuqi për të paktën 60 ditë.

 

Në krizën energjetike që po përjeton Kosova, Shqipëria u angazhua të japë ndihmën e saj për dy ditët e ndërrimit të viteve. Në një konferencë për shtyp, kryeministri Albin Kurti falenderoi homologun e tij, Edi Rama.

 

ALBIN KURTI

KRYEMINISTER I KOSOVES

“NE e falenderojmë Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama për mbeshtetjen. Edhe Shqipëria nuk ka ndonjë bollëk që të na ndihmojë neve, por në kushte dhe vështirësitë e saj ka shprehur një gatishmëri që natyrisht është për t’u falënderuar e vlerësuar.”

 

Kurti foli edhe per arritjet gjatë qeverisjes së tij. Duke u ndalur te dialogu Prishtinë-Beograd, kryeministri tha se mbetet i angazhuar për të vijuar bisedimet, ndërsa kërkon nga Serbia të ndryshojë qendrim.

 

“Duhet të ndryshojë pakrahasimisht më shumë Serbia. Se kur zhvillohen takimet në Bruksel nuk varet prej meje, duke qenë se unë kam shprehur gatishmërinë time. Besoj që në vitin e ardhshëm do të ketë edhe ftesa përkatëse për një dialog që i kontribuon paqes së qëndrueshme.”

 

Kreu i qeverisë e konsideroi zhvillim pozitiv marrëveshjen e përkohshme lidhur me targat e automjeteve.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *