Subscribe

Qeveria e Kosovës e konsideron tejet të rëndë situatën energjitike në vend edhe për shkak të krizës që ka prekur tregjet ndërkomëbtare. Por vendi po përballet me ndërprejen e vazhdueshme të dritave, një problematikë që qytetarët e konsiderojnë të papranueshme.

 

“Kemi patur rrymë rregullisht por tani me këto reduktime është shumë problem. Po na thonë ccdo dy orë por ne kemi dy ditë që s’kemi rrymë. Tmerr.”

 

“Prej dje që janë ndal në orën 12, gjithë natën dhe akoma nuk kemi rrymë. Populli sot vuan për bukë, këta bëjnë hajgare.”

 

Edhe kryetari i komunës “Hani i Elezit” konfirmon ndërprerjen e vazhdueshme të energjisë që është shndërruar në një problem të madh edhe për punën e bizneseve.

 

MEHMET BALLAZHI

KRYETAR KOMUNE, HANI I ELEZIT

“Ka dy tre ditë që ka filluar reduktimi i rrymës por problemi më i madh është se nuk kemi një orar që ta dimë dhe të përgatitemi. Bizneset por edhe qytetarët janë goditur rëndë sepse tani ccdo gjë po kryehet me teknologji.”

 

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka deklaruar në rrjetet sociale se plani i reduktimeve parashikon 8 orë furnizim me energji elektrike dhe 2 orë pa furnizim. Rastet e abuzimeve sipas saj, do të përfunojnë para ligjit.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *