Subscribe

Kryenegociatori serb për dialogun me Kosovën Petar Petkoviç ka reaguar pasi Prishtina hodhi hapin e parë për tu bërë anëtare e  Këshillit të Evropës. Petkoviç ka thënë se ky do të ishte një veprim armiqësor ndaj Serbisë dhe se kjo e fundit nuk do të ndalet së kundërshtuari një gjë të tillë përmes procedurave.

“I bëj thirrje partnerëve në Këshillin e Evropës të kenë parasysh se një rezultat i tillë do të ishte precedent që do të shkatërronte vetë parimet themelore të kësaj organizate. Gjithashtu do të ishte qartësisht një gjest armiqësor karshi Serbisë, e cila deri më tani ka qenë anëtare aktive dhe e përkushtuar”, tha Petkoviç.

Petkoviç tha gjithashtu se ka një nxitim për këtë çështje, pas së cilës, sipas tij fshihen interesa të tjera gjeopolitike që nuk kanë të bëjnë as me Prishtinën e as me Beogradin.

“Por, ata që vendosin për këtë le të mendojnë me kujdes nëse anëtarësimi i Prishtinës në Këshillin e Evropës do të kontribuojë për paqe, stabilitet dhe bashkëpunim në kontinentin tonë, apo nëse do të kishte efektin e kundërt”, tha Petkoviç.

Një ditë më parë, Komiteti për Politikë dhe Demokraci i KiE miratoi dokumentin e raportueses Dora Bakoyannis, ku u rekomandua që Kosova ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *