Subscribe

Kosova ka marre masa te menjëhershme, duke forcuar sigurinë, pas informacioneve per sulme te mundshme me natyre terroriste. Autoritetet kane dhëne urdhër duke thirrur ne shërbim te përforcuar efektivet e policisë dhe njësive speciale. Gjithashtu ne gatishmëri ka kaluar edhe stafi mjekësor i qendrës spitalore te Prishtinës.

 

Pas shqetësimeve te ngritura nga media dhe ne opinion publik, ka reaguar edhe Këshilli për Siguri i Kosovës, i cili informon qytetarët e vendit se institucionet përgjegjëse kanë zbuluar veprime të disa individëve dhe grupeve të tyre, të lidhura me grupe dhe individë nga vende tjera jashtë Kosovës, të orientuara për destabilizimin e vendit. Sipas autoriteteve, grupe të tilla kanë planifikuar të kryejnë akte kundër disa liderëve institucionalë dhe politik të Kosovës. Veprimet e tilla, vlerësohet se mund të jenë të lidhura me njerëz me të kaluar të dyshimtë, që punojnë me grupe dhe shërbime të disa vendeve dhe mund të kenë lidhje me persona të inkriminuar në konflikte jashtë Kosovës, si dhe me vende të caktuara të cilat synojnë destabilizimin e vendit, thuhet ne njoftimin e Këshillit te Sigurisë.

 

Ndërkohë policia e Kosovës ka arrestuar nje person ne rrethinat e Pejës, i cili dyshohet se ka bere thirrje per sulme terroriste gjate festes se Pashkëve. Gjithashtu ne kufirin me Malin e Zi janë ndaluar dy shtetas, nje malazez dhe nje ruse, qe po tentonin te kalonin ne Kosove pa dokumente.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *