Subscribe

Në një ceremoni solemne, Kosova nderoi këtë të premte, përvjetorin e Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare dhe përkujtoi sakricën e familjes Jashari e të rënëve të tjerë për liri.

Këtë vit kjo ngjarje, raporton Vizion Plus, do të shënohet edhe me pjesëmarrjen e parë të forcave të sigurisë krah ushtrisë amerikane në misione paqëruajtëse. Lajmin e bëri të ditur, presidentja në detyrë Vjosa Osmani.

 

VJOSA OSMANI

PRESIDENTE NE DETYRE, KOSOVE

 

 “Sikurse Adem Jashari dikur, sot ju keni përpara misionin snik që ta ruani Kosovën që ajo të mbetët një dhe e tërë, që ajo të mbetët e përhershme sikurse dedikimi juaj dhe i yni njëkohësisht. Këtë javë ushtarakët tanë do t’i përcjellim për misionin e parë paqeruajtës bashkë me forcat e Gardës së Ioëa-s. Ju do ta nderoni emrin e ushtrisë sonë sikurse edhe emri ne shtetit të Republikës së Kosovës. Krah miqëve tanë amerikanë ju po bëni historinë tonë të re, të shtetit që kontribuon në paqen globale”

 

Ndërsa kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti tha se kjo datë shënon fillimin e fundit të robërisë shekullore.

 

AVDULLAH HOTI

KRYEMINISTER NE DETYRE I KOSOVES

 

“Akti i rezistencës së armatosur të Adem Jasharit dhe familjes, dhe i Prekazit të tij heroik, i lluar në mëngjesin hershëm të 5 marsi 23 vjet më parë dha frymëzimin e madh për t’i rezistuar një regjimi. Këto tre ditë të rezistencës në Prekaz, dhe kushtrimi për popullin tonë, lirinë dhe pavarësinë, si dhe alarmin për qendrat e vendimmarrjes botërore për të ofruar mbështetje për të vërtetën e Kosovës dhe popullit të saj, për mbrojtjen e vlerave të qytetërimit perëndimor, si dhe lirive të drejtave fondamentale njerëzor”

 

Edhe përfaqësues të tjerë të politikës zhvilluan homazhe pranë kazermës së Jasharjve në Prishtinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *