Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur më 23 tetor se janë 16 regjistruar raste të reja me koronavirus në Kosovë.

Rastet e reja dalin pas testimit të 2,280 mostrave, që i bie se 0,70 për qind e personave të testuar kanë dalë pozitivë me sëmundjen COVID-19.

Ndërkaq, sa i përket vaksinimit, në 24 orët paraprake janë administruar 7,348 doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Në total, persona në Kosovë janë vaksinuar 697,728 me të dy dozat e vaksinës, ndërkaq 834,857 me një dozë.

Në Kosovë përdoren dy vaksina kundër koronavirusit, ajo e AstraZenecas dhe Pfizer/BioNTech./R.E.L

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *